Kush ishte ‘shënjestra’? 2 autorët e armatosur me motorin e vjedhur në Suedi, tjetri i priste me makinë në zonën ku do kryehej vrasja
pamje nga autorët LEZHË-Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e ndëmarrë, ku tre persona u vendosën në pranga nën dyshimet se do të kryenin një vrasje. Raportohet se autorët janë arrestuar në Shkodër nga Policia e Lezhës. Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit). Bashkangjitur pamjeve nga lëvizjet e tyre, blutë njoftojnë se dy nga autorët të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Ndërkohë personi i tretë ishte vendosur me një...
Burimi:
zeri.ai