Kush ishin Otomanët, si u krijuan dhe si u shndërruan në një prej perandorive më të mëdha të kohës?

Kush ishin Otomanët, si u krijuan dhe si u shndërruan në një prej perandorive më të mëdha të kohës?

Fillimet më të hershme të Perandorisë Otomane mund të gjurmohen tek Selxhukët, një dinasti turkësh oguzë nga Azia Qendrore dhe rrethinat e Mongolisë. Në shekullin 9, mercenarë turkë nisën të ndeshen me dinastitë myslimane arabe më tej në perëndim, gjë që shkaktoi konvertime në masë në fenë islame. Në shekullin 11, të etur për toka dhe mundësi, mijëra kalorës Oguzë zbritën në lindje të Anadollit, duke plaçkitur madje gjithë rrugës deri në Bizant, e duke u rikthyer në Khorasan të mbushur me plaçkë. Më vonë, nën udhëheqjen selxhuke, ata hynë në Persi, e cila ishte shkëputur prej një kohe të gjatë nga ish perandoria e famshme Abaside, duke nënshtruar Ghaznavidët dhe marrë kontrollin mbi kalifët Abasidë, të cilët i dhanë udhëheqësit Selxhuk titullin e Sulltanit....