No Image Available

Kush “fshihet” pas pjesmarrjes së Luiz Ejllit në protestë? Ngrihen dyshime serioze

Pjesëmarrja e këngëtarit Luiz Ejlli në protestën e studentëve në Tiranë ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Pas pranisë së tij në tubimin e zhvilluar një ditë më parë, disa përdorues kanë vënë në pikëpyetje motivet e përfshirjes së tij, ndërsa të tjerë e kanë komentuar këtë veprim në mënyra të ndryshme. Mes personave që kanë reaguar është edhe Rei Sulejmani, i njohur në TikTok si “Rayman”, i cili ka ironizuar pjesëmarrjen e këngëtarit, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e pranisë së tij në protestë. Vëmendje ka tërhequr edhe një publikim i moderatorit Blendi Salaj në Instagram. Ai ka shpërndarë një video me mesazhin “Bëni kujdes nga çdo influencë e re”, ndërsa në pamje shfaqet edhe mbishkrimi “Lindur: Javën e fundit”, që duket...