Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Nga Hasan Bello Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime te jetonte dhe te vdiste ne Tirane pasi i shoqi kishte ndërruar jete? Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetem me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit. Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit...