Kush e la pa “kurorëzuar martesën” e Skënderbeut..?

Kush e la pa “kurorëzuar martesën” e Skënderbeut..?

Ndonëse  brenda dhjetëditëshit të parë të prillit, për  “martesën” simbolike  të Skënderbeut  dhe Donikës së tij në Kaninë të Vlorës, është folur e shkruar    sa nuk përmbajnë as veprat e posaçme skënderbejane të cilat, përgjithësisht nuk qëndrojnë gjatë e as pohojnë njëlloj, për këtë ngjarje biografike të heroit tonë. Në këto të folura, të shkruara dhe të përfolura, ka edhe autorë të cilët jo të gjithë janë njëlloj larg dhe afër të vërtetës. Madje, sidomos kur bëhet fjalë për investime shtetërore, për abuzime deri në disa milionë. Por unë s’dua të flas për këtë pjesë të kësaj veprimtarie, për shkakun e thjeshtë se nuk e njoh. Në të vërtetë do dëshiroja ta besoj kryetarin e ishkomunës së Kaninës i cili, deklaroi se i gjithë festimi...