Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kush do të fle sonte te fakiri? Fermerët japin mendimet e tyre: Ajo e meriton
Menjëherë sapo u bënë pjesë e lojës mbrëmjen e së hënës, konkurrentët e Ferma VIP janë përfshirë në diskutime dinamike që lidhen me jetën e tyre personale, karrierën, e padyshim edhe me detyrimet që kanë ndaj jetesës në fermë. Fermerët dhe gjithë publiku i gjërë po presin mbrëmjen e sotme në live në orën 21:00 në ekranin e “Vizion Plus” për tu njohur me hapat e parë të këtyre dinamikave që sapo kanë nisur. Në një diskutim në shtëpi, Silavan dhe Andueli janë kurioz se kush do shkojë sonte si i dënuar në shtëpinë e fakirit dhe kush në shtëpinë e Njishit. “Alba, e meriton, sepse ka thyer rregullat“, dha mendimin e tij Frederik Ndoci. “Unë do shkoj te Njishi“, tha Andueli./vizionplus.tv