Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur çështjen e aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë gjatë takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në selinë e OKB-së në Nju Jork. Kurti tha se gjatë takimit ka shprehur shqetësimin e tij për atë që i cilësoi si “dënime të rënda dhe të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar. “Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikti të korrigjohen në shkallën e Apelit”, ka deklaruar Kurti. Ai ka mbrojtur luftën e UÇK-së, duke argumentuar se ajo ishte përgjigje ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe dëbimeve masive të popullsisë shqiptare...