Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kurti përuroi stacionin e ri policor në kufi me Serbinë
👁10680
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përuruar sot objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit, vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.Sipas Zyrës së Kryeministrit, ndërtimi i këtij stacioni ka kushtuar rreth 753 mijë euro dhe shtrihet në një sipërfaqe prej afër 3,980 metra katrorë. Prej andej do të operojë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të...