Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kurti përkujton masakrën e Deçanit: Kujtimi i martirëve, themel i lirisë sonë
👁14288
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot ngjarjet tragjike të 1 qershorit 1998, kur forcat serbe zhvilluan një ofensivë të egër ushtarake në rajonin e Dukagjinit, me fokus në komunën e Deçanit, duke kryer krime të rënda kundër popullatës shqiptare.“Më 1 qershor 1998, në kuadër të një fushate të gjerë ushtarake në Dukagjin, forcat serbe kryen një operacion të egër që përfshiu rrethimin dhe bombardimin e fshatrave si Pobërgjë, Hulaj, Batushë dhe të tjerë përreth,” u shpreh Kurti.Ai citoi raportet e organizatave ndërkombëtare si Human Rights Watch dhe OSBE, të cilat dokumentojnë përdorimin e armëve...