Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kurti: Emërimi i gjyqtarit Serb si kryesues në Kushtetuese, i papranueshëm
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tërheqjes së presidentes Vjosa Osmani nga kërkesa e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke komentuar përfshirjen e gjyqtarit Radomir Laban si kryesues i trupit gjykues në këtë çështje.Pas një vizite në Klinikën Kardiologjike në Prishtinë, Kurti tha se presidentja Osmani nuk ka qenë e informuar se Laban do të ishte kryesues i çështjes që lidhet me daljen nga ngërçi aktual politik në vend.“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni që ai do të jetë kryesues i çështjes që do të trajtohej nga Gjykata Kushtetuese. Është absurde që dikush i papërshtatshëm dhe me rrezik për rendin tonë kushtetues të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, u shpreh Kurti.Ai e konsideroi vendimin për përfshirjen e gjyqtarit Laban si të...