Kura për kancerin mund të jetë te…kastraveci i detit!

Kura për kancerin mund të jetë te…kastraveci i detit!

Shkencëtarët e Universitetit të Misisipit kanë zbuluar se një kastravec deti mund të jetë sekreti për të ndaluar përhapjen e qelizave kancerogjene në trup. Ky zhvillim i ri mund të shndërrojë mënyrën e  trajtimit të disa prej tumoreve më agresive. Një përbërës i ngjashëm me sheqerin, i cili gjendet te kastravecët e detit, përkatësisht te lloji Holothuria floridana, mund ‘të fikë’ enzimën Sulf-2 që shkakton probleme te pacientët me kancer. Prodhimi i saj përshpejton rritjen e tumoreve, përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe u reziston trajtimeve tradicionale. Sulf-2 lidhet me kancerin e gjirit, mushkërisë, pankreasit, kokës dhe qafës. Përbërësi në fjalë i tejkaloi mjekimet ekzistuese në testet laboratorike. Edhe pjesët më të mira dhe më të vogla të tij ruanin aftësitë e tyre...