KUR SHQIPËRIA KISHTE HALLE TË TJERA, ILIR BUTKA MENDONTE PËR KINEMANË

KUR SHQIPËRIA KISHTE HALLE TË TJERA, ILIR BUTKA MENDONTE PËR KINEMANË

Ka njerëz që presin që koha t’u krijojë mundësinë. Ka edhe nga ata që përpiqen ta ndërtojnë vetë terrenin ku një ide mund të mbijetojë. Ilir Butka i përket kësaj kategorie. Në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria po kalonte një nga periudhat më të vështira të tranzicionit dhe kinemaja ishte larg të qenit prioritet, Butka vinte nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, ku kishte punuar në filmin e animuar. Në mars të vitit 1991 ai ishte mes mijëra shqiptarëve që kaluan Adriatikun drejt Italisë. Por eksperienca jashtë vendit nuk e shkëputi nga Shqipëria. U kthye dhe nisi të ndërtonte gradualisht një rrugë që do ta lidhte filmin shqiptar me tregun dhe festivalet ndërkombëtare. Në vitin 2000 krijoi Albania Film Commission, me synimin për të promovuar...