Kur serrat bëhen galeri arti, një ekspozitë ndryshe në Guernsey
20 September, 2026 - 21:30 Në Guernsey, arti ka dalë nga hapësirat tradicionale të galerive dhe ka gjetur një skenë të pazakontë, serrat ku dikur kultivoheshin prodhime bujqësore. Një grup artistësh vendas po i shndërron përkohësisht serrat ende në përdorim në galeri arti, në një projekt të organizuar nga Guernsey Art Network. Ekspozita zhvillohet gjatë tre fundjavave të shtatorit, në tri sera të ndryshme të ishullit. Punimet ekspozohen mes hapësirave ku vazhdon puna bujqësore, duke krijuar një takim të veçantë mes artit dhe tokës. Vizitorët mund të shohin veprat artistike, por edhe të njihen më nga afër me kultivuesit dhe historinë e prodhimit ushqimor në Guernsey. Projekti synon të rikthejë vëmendjen te një industri që dikur ishte pjesë e rëndësishme e jetës së ishullit. Me...
Burimi:
kultplus.com