Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kur një yll largohet nga fusha dhe bëhet pjesë e yjësive të përjetësisë, Thomas Müller i jep fund epopesë së tij me Bayern Munich
Ka momente në sport që nuk janë thjesht funde karriere, por kapituj që mbyllen me madhështi në librin e pavdekshëm të kujtesës kolektive. Thomas Müller, një nga figurat më emblemë të futbollit gjerman dhe një nga shtyllat e historisë moderne të Bayern Munich, i ka thënë “stop” aventurës së tij me klubin bavarez, pas më shumë se dy dekadash besnikëri, lavdi dhe pasion të pandërprerë. Në një ndeshje që më shumë se humbje ishte një përulje simbolike para kohës që kalon, Müller zbriti në fushë për vetëm 10 minuta të fundit dhe shtesat ndaj Paris Saint-Germain, në çerekfinalen e Botërorit...