Kur një mëngjes

Kur një mëngjes

Dritëro AgolliKur një mëngjes Do të jetë mëngjes e unë do të vi patjetër.Mbi xhaketën time do të kenë rënë petaleNga lulet e kumbullës së vjetër,Nga lulet e thanës së tharët. Ahere ti s’do të jesh zgjuar akoma.Une do të them emrin tënd në xhameDhe do të vërshëllej të dashurën këngën tonë:“Ti çele herët, moj bajame!” Do vërshëllej ngadalë-ngadalëE s’do prish gjumin tënd të bukur.Do bien mbi mua petaleE do ulet në sup një flutur…/KultPlus.com