Kur Nënë Tereza e hoqi kryqin nga qafa e ja dhuroi hoxhës…
Nga Ndue Dedaj Sa herë që në rrjetet sociale të zë syri ndonjë etiketim përçmues apo fyes, të dikujt për shkak të përkatësisë fetare, të vjen ndërmend një gjest i lartë i shumë viteve më parë. Hoxha i Pukës, Hafiz Elez Hoxha (1910-2002), simbol të urtësisë e tolerancës, mik i Migjenit në rininë e tij dhe mësues mejtepi, priti Nënë Terezën, në vitin 1991, kur shenjtorja e ardhshme, u ngjit në bjeshkë për të vizituar shtëpinë e motrave të saj, në ato anë. Një çast ajo hoqi nga qafa kryqin dhe ia dhuroi Hoxhës diturak, duke iu drejtuar mirësisht: “Ndonëse nuk e mbani të varur, siç e kisha unë, ruajeni për kujtim ose, jepjani ndonjë të krishteri të devotshëm”. Hoxha, me pamje filozofi, duke e...
Burimi:
kultplus.com