Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kur Napoleon Bonaparti admironte shqiptarët dhe thoshte: “Jeni një komb trim”
Letra e 16 Gushtit 1797: Shqiptarët, komb trim sipas Napoleon Bonapartit Nga Aurenc Bebja: Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët. Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull “Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822”. Ja letra në vijim: Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797 Pashait të Shkodrës Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdërimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj. Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja. Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait...