Kur kishim pak, por ishim të lumtur… si ishte fëmijëria dikur?

Kur kishim pak, por ishim të lumtur… si ishte fëmijëria dikur?

Nga Marcello Veneziani Kujtimet flenë pranë nesh. Ndonjëherë është mirë t’i zgjosh dhe të zgjohesh me ta. Hapet një botë që mendoje se nuk e njihje, por përkundrazi jetoje në të dhe më pas të duket e natyrshme, si uji që rrjedh dhe ajri që thith. Nostalgjia nuk është një sëmundje, por një dhuratë, melankolia e saj është një guaskë që mbron një fryt të gëzuar. Ne kemi vërtet nevojë për një “klinikë të kujtimeve”, siç shkruan Georgi Gosdopinov në romanin e tij “Vendstrehimi i kohës”, ku njerëzit shkojnë për të rikuperuar kujtimet e humbura me kalimin e kohës. Nëse do të më duhej të zgjidhja dekadën time të preferuar për ta rijetuar, siç ndodh me njerëzit në romanin e Gosdopinov, do të zgjidhja pa...