Kur Don Kishoti zbriti ndër arbëreshë: Jeronim De Rada nën prizmin kritik të Ali Aliut

Kur Don Kishoti zbriti ndër arbëreshë: Jeronim De Rada nën prizmin kritik të Ali Aliut

Nga Matteo Mandalà Fama e Don Kishotit dhe e shqytarit të tij, Sanço Pancos, janë universale dhe shpesh dalin nga bota e letërsisë për të hyrë në botën reale. Janë të tilla sepse fatet e tyre si personazhe janë ontologjikisht të lidhura pazgjidhshëm mes tyre: njëri pa tjetrin do të ishte i gjymtë. Kështu, me termin “donkishotizëm” shënohen ato qëndrime njerëzore që priren drejt idealesh objektivisht të parealizueshme, ndërsa me termin e kundërt “antidonkishotizëm”, që ndoshta do të duhej ripagëzuar “sançopancizëm” për të rivendosur ekuilibrin në marrëdhënien e çiftit mes dy personazheve të Servantesit, shënohen pritjet po aq tipikisht njerëzore...