Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa!
Nga Irena Beqiraj Debati për taksimin e pronës dhe të banesave bosh nuk duhet reduktuar në një çështje ideologjike. Do të ishte vërtet një zbulim politik me përmasa historike, po të mos ishte fakti se me të majtën qeveria socialiste nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë lidhje të veçantë! Ky debat duhet parë në një kontekst shumë më të gjerë: atë të një ekonomie ku ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme po thithin një pjesë gjithnjë e më të madhe të kapitalit, investimeve dhe kreditimit, ndërkohë që sektorët që duhet të garantojnë zhvillimin afatgjatë mbeten shumë të dobët. Të dhënat për peshën e ndërtimit në ekonominë shqiptare tregojnë një prirje që meriton vëmendje. Pesha e sektorit në PBB është rritur nga rreth 9.5% në vitin 2021, në...
Burimi:
syri.net