“Kuq e Zi” libri më i ri me poezi dhe lojëra për fëmijë
“Kuq e Zi” është libri më i ri i shkrimtares së njohur për fëmijë Rovena Rrozhani, e cila këtë herë sjell për lexuesit e vegjël një libër kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, rëndësisë së gjuhës shqipe dhe rolit të shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe ekzistencës së popullit shqiptar. “Ky libër i kushtohet Ismail Qemal Vlorës dhe të gjithë patriotëve që luftuan për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, pasardhësve të tyre, fëmijëve shqiptarë dhe brezave që do të vijnë”, shkruan autorja në hyrje të librit. Dhe ashtu siç shkruan autorja, figura e Ismail Qemalit, një prej personaliteteve më të rëndësishme të historisë së Pavarësisë, zë një vend të veçantë në libër. Përmes fakteve dhe kurioziteteve, fëmijët njihen me aspekte më pak të njohura të jetës...
Burimi:
kultplus.com