Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

Foto ilustruese Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka identifikuar disa të meta në mënyrën se si zyrtarët policorë i shqiptojnë gjobat për kundërvajtjet në trafik, duke shtuar se këto shkelje “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. IPK-ja tha se e kishte nisur këtë inspektim pasi kishte marrë informacion se zyrtarët policorë nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer. Dhe rezultati i inspektimit? Nga 590 raste të analizuara, në të cilët ka pasur shkelje të shpejtësisë së lejuar për të paktën 20 kilometra në orë, vetëm 35 për qind e ngasësve janë gjobitur....