Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kumbaro në Himarë, takohet me turistët: Këtë vit më shumë plazhe publike
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon ku në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar. Kumbaro u ndalua gjatë inspektimit nga një pushues shqiptar, që kishte ardhur bashkë me të fejuarën italiane, vjehrrin dhe vjehrrën për të shijuar plazhet dhe bukuritë e bregdetit shqiptar. I riu u prezantua me emrin Raul dhe gjatë bisedës shprehu kënaqësinë që këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. “Ka më shumë plazhe publike sivjet. Ti mund ta vendosësh peshqirin...