Zjarri në Tiranë, PD: Kryeministri po fsheh përgjegjësinë e tij për ngjarjen

Zjarri në Tiranë, PD: Kryeministri po fsheh përgjegjësinë e tij për ngjarjen

Partia Demokratike kërkon hetim të plotë për djegien e pallatit në Tiranë. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari deklaroi nga selia blu se përgjegjësia për ngjarjen e rëndë është edhe politike, jo vetëm teknike. Ai dënoi dhe deklaratën e kreut të qeverisë, i cili hoqi largoi nga përgjegjësia ndërtuesin. “Përgjegjësia nuk është vetëm teknike. Ajo është politike dhe institucionale. Lejet e ndërtimit, kontrolli i zbatimit dhe garantimi i standardeve janë detyrë e institucioneve publike. Kur këto dështojnë, përgjegjësia shkon në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Deklarata e kryeministrit nuk është gjë tjetër përveç se një tentativë për te fshehur përgjegjësin e vërtete i cili ne fakt është vete ai. Partia Demokratike kërkon: Hetim të plotë dhe të pavarur për këtë ngjarje dhe rastet...