Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen katër zona në bashkinë Shkodër
Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë Shkodër. Zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë Shkodër u shtohen edhe: Zona nr.6, fshatrat Nderlysaj, Lekaj, Gimaj, Nënmavriq, Nicaj-Shale, Abat, Pecaj, Vuksanaj dhe Lotaj me sipërfaqe 4667 ha/ Zona nr.7, fshatrat Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj dhe Brashtë, pjesë të njësisë administrative Shosh me sipërfaqe 4458 ha. Zona nr.8, fshatrat Pog, Kir, Gjuraj, Plan, Xhan, Bruçaj dhe Mgull, pjesë të njësisë administrative Pult me sipërfaqe 11080 ha. Zona nr.9, fshatrat Drisht, Ura e Shtrenjtë, Domen dhe Prekal, pjesë të njësisë administrative Postribë me sipërfaqe 3183 ha./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com