“Zëri i Trashëgimisë” prezanton kulturën shqiptare në Londër, në skenë artistët e Ansamblit Kombëtar

“Zëri i Trashëgimisë” prezanton kulturën shqiptare në Londër, në skenë artistët e Ansamblit Kombëtar

Nga Julia Vrapi Folklori shqiptar, si një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore, do të ngjitet në skenën ndërkombëtare përmes një mbrëmjeje të veçantë artistike këtë të hënë në Londër. Në Shaw Theatre, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të performojë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke sjellë një program që ndërthur traditën, historinë dhe identitetin shqiptar. “Zëri i Trashëgimisë” një produksion etno-muzikor, që sjell për publikun një udhëtim artistik, që ndërthur historinë, kulturën, muzikën dhe shpirtin e Shqipërisë, që frymëzoi Lord Bajronin. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet për një program të pasur folklorik shqiptar. “Përmes këngëve, valleve, kostumeve tradicionale dhe tingujve autentikë të folklorit shqiptar, publiku do të udhëtojë nëpër historinë, traditat...