Zbulim revolucionar: Shkencëtarët gjetën aksidentalisht një kafshë detare ‘të pavdekshme’

Zbulim revolucionar: Shkencëtarët gjetën aksidentalisht një kafshë detare ‘të pavdekshme’

Shkencëtarët kanë zbuluar një aftësi të pazakontë të kastravecit të detit Psolus fabricii, një specie që jeton në Atlantikun e Veriut. Pjesët e ndara të trupit të tij nuk vdesin siç pritet, por rigjenerohen vetë, rriten dhe mbeten funksionale për vite me radhë pasi ndahen nga organizmi, shkruan CNN . Zbulimi u bë krejt rastësisht. Studiuesit vunë re se pjesët e këmbëve tubulare, të cilat kafsha i la të ngjitura në muret e akuariumit, mbetën gjallë edhe pas disa muajsh. Në vend që të kalbej, indi vazhdoi të shërohej, të rritej dhe të reagonte ndaj stimujve të jashtëm.Për të kontrolluar se për çfarë bëhej fjalë, ata studiuan pjesë të veçanta të këmbëve, tentakulave dhe trupit të kastravecave të detit në kushte laboratorike. Rezultatet i habitën:...