Zbulim i pazakontë në Atlantik/ Studiuesit gjejnë kasetë VHS të paprekur në 2640 metra thellësi
Një mision shkencor për të eksploruar fundin e Oqeanit Atlantik ka sjellë një zbulim të papritur për studiuesit argjentinas. Në një thellësi prej 2640 metrash, kamerat e një nëndetëseje kanë kapur një kasetë video VHS pothuajse të paprekur, me një yll deti të ngjitur mbi të. Misioni u zhvillua nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore dhe Teknike të Argjentinës (CONICET), në bashkëpunim me Universitetin e Buenos Airesit dhe Institutin e Oqeanit Schmidt, me qëllim studimin e ekosistemeve të thella të Atlantikut. Pamjet e objektit të vjetër habitën shkencëtarët, pasi kasetat VHS lidhen kryesisht me vitet 1980 dhe 1990 dhe nuk pritej të gjendeshin në një mjedis kaq të largët dhe ekstrem. “Është shumë e çuditshme dhe është plotësisht e paprekur. Është e pabesueshme. Kjo tregon...
Burimi:
syri.net