Zbulim arkeologjik në Rromës, gjendet çezma e shekullit XV-XVI
Gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji në fshatin Rromës, në Bashkinë Selenicë, janë zbuluar rrënojat e një çezme të vjetër me vlera historike. Zbulimi u bë i mundur pas njoftimit të banorëve, ndërsa specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë kryen verifikimet dhe dokumentimin në terren. Sipas DRTK Vlorë, çezma ruante elemente të rëndësishme ndërtimore, si tubacione qeramike, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje. Bazuar në karakteristikat arkitekturore dhe fragmentet e pakta të qeramikës të gjetura në vend, monumenti mendohet se i përket shekujve XV–XVI, në fillimet e periudhës osmane. Specialistët vlerësojnë se bashkëpunimi i banorëve me DRTK Vlorë ishte vendimtar për dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj rrënoje, e cila përbën një dëshmi me rëndësi për...
Burimi:
kultplus.com