Yamal dhe Haaland bëhen futbollistët më të shtrenjtë në histori pas Botërorit 2026
Botërori 2026 nuk solli vetëm një kampion të ri të botës, por edhe një riorganizim të hierarkisë së futbollit botëror. Pas përfundimit të turneut, përditësimi i vlerave në tregun e transferimeve ka vendosur në krye dy emra që konsiderohen e ardhmja e këtij sporti: Lamine Yamal dhe Erling Haaland. Spanjolli dhe norvegjezi vlerësohen me nga 220 milionë euro secili, duke u bërë futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Për herë të parë, vlera e një lojtari kalon pragun simbolik prej 200 milionë eurosh. Yamal e arriti këtë vlerësim pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Botërorin 2026, ku ndihmoi Spanjën të shpallej kampione e botës. Ndërkohë, Haaland vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga sulmuesit më dominues të futbollit bashkëkohor. Në vendin e...
Burimi:
kultplus.com