Xhirimet arkivale rikthehen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit pas më shumë se dy dekadash
Xhirimet arkivale nisën sërish në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në dokumentimin e jetës shqiptare dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Xhirimi i fundit arkival në AQSHF datonte në vitin 1999. Një ditë më parë nga AQSHF u bë me dije se xhirimet arkivale rinisën me faljen e Bajramit në Tiranë. “Xhirimi i sotëm dokumenton faljen e Bajramit në qendër të Tiranës si çast i rëndësishëm i jetës shpirtërore dhe sociale të vendit”, thuhet nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Xhirimet arkivale janë pamje filmike ose video të ruajtura nga e kaluara, të cilat përdoren në dokumentarë, lajme, filma apo emisione për të sjellë dëshmi autentike të ngjarjeve, njerëzve dhe periudhave historike. AQSHF shprehet se ato dokumentojnë realitetin e një...
Burimi:
sot.com.al