Alain Delon, dy vite pa legjendën që magjepste ekranin

Alain Delon, dy vite pa legjendën që magjepste ekranin

Dy vite pas ndarjes nga jeta, Alain Delon vijon të mbetet një prej ikonave më të mëdha të kinemasë franceze dhe evropiane. Më 18 gusht 2024, bota e kinemasë humbi aktorin që për dekada ishte simbol i bukurisë, elegancës dhe karizmës në ekran. Delon u nda nga jeta në rezidencën e tij në Douchy, në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme dhe një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë publikun. I lindur në vitin 1935, Delon u shndërrua në një prej yjeve më të njohur ndërkombëtarisht të kinemasë franceze. Roli në “Plein Soleil” e vendosi në qendër të vëmendjes, ndërsa më pas interpretoi në disa prej filmave më të rëndësishëm të kinemasë evropiane, mes tyre “Il Gattopardo”, “Le Samouraï”, “Rocco e i suoi...