Patti Smith: Libri, një nga bukuritë më të mëdha të botës
“Sado të përparojmë teknologjikisht, ju lutem, mos e braktisni librin. Nuk ka asgjë në botën tonë materiale më të bukur se libri”. Ky është mesazhi i artistes dhe shkrimtares amerikane Patti Smith, e cila prej vitesh ka shprehur publikisht dashurinë e saj të veçantë për letërsinë dhe fjalën e shkruar. E njohur për një karrierë të jashtëzakonshme në muzikë, Smith është njëkohësisht një lexuese dhe shkrimtare e apasionuar. Në kujtimet e saj “Just Kids”, ajo rrëfen magjepsjen e hershme me librat dhe ndikimin që leximi pati në formimin e saj artistik. Në rrugëtimin e saj letrar, Smith ka veçuar autorë si Jack Kerouac, Joseph Conrad dhe Arthur Rimbaud, ndërsa një vend të veçantë zë poetja amerikane Sylvia Plath. Smith ka treguar se “Ariel”, vëllimi i...
Burimi:
kultplus.com