’Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur’
50 aforizma nga Honoré de Balzak Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla. Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla mbeten të mbërthyera. Prapa çdo pasurie të madhe fshihet një krim i madh. Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e së cilës do të gjesh faljen. Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur. Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të flejë i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes. Lumturia e një nëne është si një rreze drite: ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukura. Kur gratë na...
Burimi:
kultplus.com