Vrima e zezë ‘skanohet’ me rreze X , NASA publikon pamjet e rralla

Vrima e zezë ‘skanohet’ me rreze X , NASA publikon pamjet e rralla

Astronomët që përdorin anijen hapësinore me rreze X të NASA-s, Chandra X-ray Observatory, kanë marrë imazhin më të detajuar deri më tani të një rrjedhe që shpërthen nga vrima e zezë supermasive në qendër të galaktikës Messier 87 (M87). Kjo vrimë e zezë mund të duket e njohur, pasi bëri histori në vitin 2019 kur u publikua si vrima e parë e zezë e fotografuar. M87 ndodhet rreth 55 milionë vite dritë larg Tokës dhe po “ushqehet” me gaz dhe pluhur që bien drejt saj. Ndërsa e bën këtë, materiali kanalizohet drejt poleve të vrimës së zezë, e cila ka një masë 6.5 miliardë herë më të madhe se ajo e Diellit. Ky material shpërthen me shpejtësi afër asaj të dritës në formën e rrezeve...