Vjetari Artistik Shqiptar, projekt i Qendrës së Studimit të Arteve për dokumentimin e jetës artistike shqiptare
Nga Julia Vrapi Dokumentimi i jetës artistike është një mënyrë e rëndësishme për të ruajtur historinë dhe trashëgiminë kulturore të një vendi, duke sjellë në vëmendje krijuesit, veprat dhe ngjarjet që kanë formësuar rrugëtimin e artit ndër vite. Vjetari Artistik Shqiptar (VASH), projekt i Qendrës së Studimit të Arteve (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), është një vepër e parë në llojin e saj në vend, realizuar për t’u ardhur në ndihmë kërkuesve shkencorë, pedagogëve, studentëve dhe publikut më të gjerë, nën kujdesin dhe drejtimin shkencor nga Akad. Stefan Çapaliku, drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve (QSA). Akad. Stefan Çapaliku thekson se arkivat janë thelbësore për ruajtjen e saktë të historisë së artit dhe kulturës, duke shërbyer si burim kujtese, edukimi dhe lidhjeje mes brezave....
Burimi:
sot.com.al