Nis edicioni i ri i Etno Fest në Kukaj, Bogujevci: Festivali promovon trashëgiminë dhe artin bashkëkohor
Në fshatin Kukaj ka nisur një tjetër edicion i Etno Fest, festivalit që prej vitesh bashkon traditën, artin dhe krijimtarinë bashkëkohore në një hapësirë unike mes natyrës. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, vlerësoi rëndësinë e festivalit, duke theksuar se ai vazhdon të krijojë një përvojë të veçantë ku trashëgimia kulturore prezantohet përmes performancave artistike, muzikës, shfaqjeve dhe ekspozitave. Sipas saj, Etno Fest është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme të skenës kulturore në Kosovë, duke promovuar vlerat tradicionale përmes formave bashkëkohore të shprehjes artistike, përcjell KultPlus. Bogujevci uroi organizatorët, artistët dhe të gjithë ekipin e festivalit për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në ndërtimin e një festivali që ruan dhe promovon trashëgiminë kulturore të Kosovës. Ajo ritheksoi se institucionet do të vazhdojnë të...
Burimi:
kultplus.com