“Vizita” në Butrint, shfaqje e teatrit “Migjeni” që fton për reflektim mbi mikpritjen, diversitetin dhe humanizmin
Nga Julia Vrapi Shfaqja “Vizita” përcjell një mesazh të fuqishëm dhe poetik, të frymëzuar nga “La Visita Meravigliosa” e H. G. Wells, duke ftuar publikun të reflektojë mbi mikpritjen, diversitetin dhe humanizmin. Drama “Vizita” nga regjisori Davide Iodice me trupën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës u shfaq edhe në skenën e teatrit antik të Butrintit. “Vizita”, me regji nga Davide Iodice është një bashkëprodhim i Teatro di Sardegna dhe Teatrit të Shkodrës, ndërsa pas premierës në skenën teatrore më parë në tetor të vitit 2023, ka vijuar rrugëtimin dhe në skena të tjera brenda dhe jashtë vendit, duke u bërë pjesë dhe e festivaleve të ndryshme teatrore. Kjo shfaqje u dha në Butrint disa ditë më parë në kuadër të Javës Kulturore Italiane...
Burimi:
sot.com.al