”The Independent”: Shqipëria mes 10 vendeve evropiane pa sistem hyrje-dalje për pushimet e vitit 2026
Shqipëria gjendet mes 10 vendeve evropiane pa sistem hyrje-dalje për pushimet e vitit 2026, shkruan Amelia Neath për prestigjiozen britanike ”The Independent”. Pushimet në Evropë gjatë këtij viti mund të mos jenë aq të thjeshta sa dikur, për shkak të hyrjes në fuqi të sistemit të ri të të dhënave biometrike, i cili ka shkaktuar radhë të gjata në disa pika kufitare. Sistemi i hyrje-daljeve, EES (Entry/Exit System), kërkon që udhëtarët të japin të dhëna biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës, gjatë hyrjes së parë në vendet e zonës Schengen, përpara kontrollit të pasaportave. Megjithatë, sistemi është përballur me disa vështirësi gjatë zbatimit. Përgjegjësitë për vonesat dhe radhët e gjata janë diskutuar mes aktorëve të ndryshëm të industrisë së udhëtimeve, ndërsa janë...
Burimi:
kultplus.com