Spektakël i “Golden Voyager” në Lungomaren e Vlorës
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga spektakli i dhuruar nga “Golden Voyager” i Lojërave Olimpike të Parisit, i cili solli një atmosferë të veçantë në Lungomaren e Vlorës, në kuadër të “DansMusik Fest”. “Drejt Hënës”, shkruan Rama në publikimin e tij, duke shoqëruar me këtë mesazh pamjet e spektaklit të zhvilluar buzë bregdetit të Vlorës. Muzika, kërcimi dhe koreografitë artistike u ndërthurën me spektaklin e dritave, duke krijuar një atmosferë magjike përgjatë Lungomares së Vlorës. Pamjet e publikuara përcjellin një mbrëmje festive, ku instalacionet e ndriçimit krijojnë një efekt vizual të veçantë mbi bregdetin, ndërsa dritat duket sikur afrojnë hënën pranë brigjeve të Adriatikut. “Golden Voyager”, i prezantuar si pjesë e atmosferës së Lojërave Olimpike të Parisit, solli në Vlorë një kombinim...
Burimi:
kultplus.com