Pazari i Krujës, një mozaik tradite që vijon të tërheqë vizitorë
Pazari i Krujës vijon të jetë një nga hapësirat më karakteristike të qytetit historik, ku tradita shqiptare, artizanati dhe atmosfera e gjallë turistike takohen çdo ditë. Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamje nga Pazari i Krujës, duke sjellë në vëmendje gjallërinë e këtij destinacioni gjatë sezonit turistik. “Pazari i Krujës sot plot gjallëri, traditë dhe bukuri shqiptare!”, shkruan Gonxhja në postimin e tij. Pamjet pasqyrojnë rrugicat karakteristike të Pazarit, të frekuentuara nga turistë vendas dhe të huaj, ndërsa dyqanet tradicionale dhe hapësirat e artizanatit vijojnë të ofrojnë një përvojë të lidhur ngushtë me identitetin kulturor të qytetit. I vendosur pranë Kalasë së Krujës, Pazari është një prej pikave më të vizituara të qytetit dhe...
Burimi:
kultplus.com