Vepra “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari” i tij” sjell në fokus një analizë mbi figurën e Gjon Buzukut  

Vepra “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari” i tij” sjell në fokus një analizë mbi figurën e Gjon Buzukut  

Vepra “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari” i tij” nga Bardhyl Demirajt vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në fushën e albanologjisë. Promovimin e librit studimor “Don Gjon Buzuku dhe “Meshari” i tij” i autorit Bardhyl Demiraj u organizua nga Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave. Prezantimi i librit kishte për synim të rikthente në qendër të vëmendjes rëndësinë e “Mesharit” si monumenti më i hershëm i gjuhës shqipe dhe kontributin e autorit Bardhyl Demiraj, i cili me këtë botim sjell një analizë të thelluar mbi figurën e Don Gjon Buzukut dhe trashëgiminë e tij letrare, themelore për gjuhën e kulturën tonë. Në fjalën hapëse, prof. dr. Anila Omari, theksoi se studimet albanologjike...