“Vdekja e kalit” hap festivalin e filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” në Berlin

“Vdekja e kalit” hap festivalin e filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” në Berlin

Nga Juljana Vrapi Filmat shqiptarë në ekranin e Berlinit. Festivali i filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” në Berlin do të prezantojë një sërë filmash, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur të kinemasë sonë. “Vdekja e kalit” me regji nga Saimir Kumbaro mbrëmjen e datës 7 maj hap festivalin e filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” në Berlin në Gjermani, ku i ftuar special është aktori  Timo Flloko, me të cilin publiku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë pas shfaqjes së filmit. Zhvillimi i këtij festivali filmi bëhet me dije nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. “Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, do të zhvillohet nga data 7 maj deri më 13 maj 2026, në kinemanë prestigjioze “Babylon” në Berlin”, thuhet...