Ura e Zotos në Vithkuq, dëshmi e vyer e trashëgimisë kulturore

Ura e Zotos në Vithkuq, dëshmi e vyer e trashëgimisë kulturore

Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të monumenteve të kulturës, specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Urën e Zotos, monument kulture i kategorisë së parë, që ndodhet në hyrje të fshatit Vithkuq, në qarkun e Korçës. Gjatë inspektimit u evidentuan disa problematika të konservimit, si edhe faktorë natyrorë që ndikojnë në gjendjen e monumentit, duke theksuar nevojën për ndërhyrje mirëmbajtëse dhe konservuese. IKTK u shpreh se, mbetet e angazhuar në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e këtij monumenti, me synim ruajtjen e integritetit, autenticitetit dhe vlerave të tij historike e arkitekturore për brezat e ardhshëm. E vendosur rreth 300 metra nga qendra e Vithkuqit, Ura e Zotos përbën një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonë. Ajo u...