U dekorua nga Rama, Tedi Papavrami: Nuk e kam humbur kurrë lidhjen me Shqipërinë
Violinisti, përkthyesi dhe intelektuali shqiptar Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” nga kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Papavrami u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim, duke kujtuar komunikimet e hershme me Ramën në Paris dhe lidhjen e pandërprerë me Shqipërinë. Papavrami theksoi se, pavarësisht sfidave dhe kontradiktave që ka përjetuar ndër vite, nuk e ka humbur kurrë lidhjen me vendin e tij. “Jam shumë i prekur nga fjalët që the sepse mu kujtuar komunikimi që kemi pasur dikur kur flisnim në Paris, sigurisht që jeta politike shumë e zënë i ka rrallësuar. Jam shumë i prekur që marr sot këtë vlerësim në Tiranë dhe është një ndjesi e çuditshme...
Burimi:
javanews.al