Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin

Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin

Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026”, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe lidhjes së diasporës me vendlindjen. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026″, të mbajtur në Plavë dhe Guci, ku vlerësoi këtë aktivitet si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, ruan identitetin kombëtar dhe forcon lidhjet mes brezave, përcjell albinfo.ch. Në fjalën e tij, Begaj theksoi se Alpet Shqiptare janë pjesë e historisë, kulturës dhe karakterit të shqiptarëve, duke nënvizuar se kjo trevë ka ruajtur ndër breza traditat, gjuhën dhe zakonet kombëtare. “Kush vjen këtu nuk gjen vetëm bukuri natyrore, por edhe kujtime, histori dhe një mënyrë jetese...