Pak para ngjitjes në skenë në Sunny Hill, Romeo Beckham i dhuron lule Kim Turnbull 

Pak para ngjitjes në skenë në Sunny Hill, Romeo Beckham i dhuron lule Kim Turnbull 

Kim Turnbull, modelja, DJ-ja dhe artistja kreative nga Londra, sonte do të jetë pjesë e edicionit të vitit 2026 të Sunny Hill Festival, ku do të ngjitet në skenë në rolin e DJ-së. Turnbull është bërë e njohur për publikun jo vetëm për karrierën e saj në modë dhe muzikë, por edhe për lidhjen e saj me Romeo Beckham, djalin e ish-futbollistit të famshëm David Beckham dhe Victoria Beckham.Ajo nisi rrugëtimin në modeling në vitin 2017 dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare si Tommy Hilfiger, Marc Jacobs, Rimmel London dhe Fendi.  Gjatë pandemisë COVID-19, ajo iu përkushtua edhe muzikës, duke u shndërruar në DJ profesioniste dhe duke performuar në vende të ndryshme të botës me sete të përqendruara në hip-hop dhe muzikë elektronike....