Tregim: Legjenda e Rozafës
Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet. Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire. Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës, janë lagur me përrenj...
Burimi:
kultplus.com