Trashëgimia kulturore shqiptare, një pasuri që kërkon mbrojtje dhe kujdes të vazhdueshëm
Trashëgimia kulturore nuk është vetëm dëshmi e së shkuarës, por edhe një pasuri që duhet mbrojtur dhe ruajtur për brezat e ardhshëm. Mbrojtja e çdo monumenti, parku arkeologjik apo objekti me vlerë historike kërkon angazhimin e të gjithëve. Në një video të realizuar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, Kat Slocum, specialiste fulbright, sjell një mesazh për rëndësinë e mbrojtjes së pasurive kulturore. Kat Slocum gjithashtu shpjegon pse lufta kundër trafikimit të paligjshëm të trashëgimisë kulturore nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por edhe e komuniteteve lokale dhe e çdo qytetari që zgjedh të mos qëndrojë indiferent. Ajo sjell si shembuj parqet arkeologjike të Apolonisë, Bylisit dhe...
Burimi:
sot.com.al