Superylli amerikan Katy Perry elektrizon skenën në Prishtinë, mijëra pjesëmarrës i japin jetë natës së parë të Sunny Hill Festival

Superylli amerikan Katy Perry elektrizon skenën në Prishtinë, mijëra pjesëmarrës i japin jetë natës së parë të Sunny Hill Festival

Flonja Haxhaj Prishtina u shndërrua mbrëmjen e së premtes në kryeqendrën e muzikës dhe argëtimit, me nisjen e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në rajon. Që në orët e pasdites, rrugët që çonin drejt Sunny Hill Festival Park u mbushën me mijëra vizitorë të ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Kolona të gjata automjetesh u krijuan në hyrjet e qytetit, ndërsa pranë festivalit u panë radhë të gjata njerëzish që prisnin me padurim të hynin në ambientet e ngjarjes, shkruan KultPlus.  Atmosfera festive ndihej kudo. Të rinj e familje, grupe miqsh dhe turistë me aksesorë shumëngjyrësh dhe veshje karakteristike të festivaleve verore, ndërsa muzika dhe entuziazmi pushtuan zonën shumë kohë para se të...